UP-ja hap konkurs për studime të doktoratës

Universiteti i Prishtinës ka hapur konkursin për pranimin e studentëve në studime të doktoratës.

Sipas njoftimit zyrtar, UP-ja këtë vit do të pranojë 67 studentë në 9 programe studimore në kuadër të katër fakulteteve.

Këtë vit, në studime të doktoratës do të regjistrohen 9 studentë nga komuniteti jo-shumicë, të cilët do të shpërndahet në mënyrë proporcionale në të gjitha fakultetet.

Në studime të doktoratës nuk mund të pranohen studentët që kanë kryer master profesional, kurse nuk mund të pranohen as ata që kanë notë mesatare më të ulët se 8 në secilin nivel të studimeve.

Detajet e konkursit mund t’i gjeni KËTU.

Aplikimi  ka nisur dje dhe do të jetë i hapur deri më 11 shkurt 2022.