UP hap konkursin për pranimin e studentëve në Fakultetet e Arteve, Inxhinierisë së Ndërtimit, Bujqësisë dhe Veterinarisë

Universiteti i Prishtinës ka hapur konkursin për pranimin e studentëve në studimet baçelor në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, Fakultetin e Arteve dhe Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë, për vitin akademik 2024/25.

Aplikimet do të jenë të hapura deri më 05.09.2024.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar më 16.08.2024 se Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) ka vazhduar akreditimin për një vit të programeve të studimit të Fakultetit të Arteve dhe programeve të studimit të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë të Universitetit të Prishtinës.

Konkursi për pranimin e studentëve në 12 fakultete të tjera ishte hapur më 04.07.2024.

Nagavci: Akreditohen për një vit programet e Fakultetit të Arteve dhe Fakultetit të Bujqësisë të UP-së