UP hap konkursin për ndarjen e bursave

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka hapur konkursin  për ndarjen e bursave universitare për vitin akademik 2020/21.

Sipas një njoftimi për media, bursat do të ndahen për studentët e nivelit të studimeve themelore – baçelor.

Kriteret e konkursit janë që të jenë studentë të rregullt të fakulteteve të UP-së, të jenë studentë  të vitit të dytë e më lartë, të mos kenë vit të përsëritur të studimeve, t’i kenë dhënë të gjitha provimet e parapara për vitin përkatës të studimeve në afatin e shtatorit të viti akademik 2019/20 si dhe të kenë notë mesatare të studimeve më së paku 9.00.

Në pikën e fundit, përjashtohen studentët e Ndërtimtarisë, Arkitekturës, Inxhinierisë Mekanike, Elektrike dhe Kompjuterike, FShMN-së, departamenti Matematikë dhe Fizikë, të cilët mund të aplikojnë edhe me notë mesatare të ulët, por jo më pak se 8.

Ndërkaq, rreth mënyrës së aplikimit, mund të klikoni njoftimin në vijim LINK