UP hap konkurs për nivelin Master dhe Doktoratë

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka hapur konkurs për pranimin e studentëve në studimet e master-it dhe doktoratës për vitin akademik 2019/20.

Sipas një njoftimi për media, UP në studimet postdiplomike-master, për ketë vit akademik, do të regjistrojë 2425 studentë, ndërkaq, në studimet e doktoratës do të pranojë 116 studentë.

Për të dy nivelet e studimeve afati për aplikim do jetë deri më 26 shtator, kurse për të kuptuar më shumë rreth kushteve të aplikimit, klikoni në këtë link.