Logo e Universitetit të Prishtinës - Foto: KALLXO.com

UP do të ndajë bursa për studentë të masterit dhe të doktoratës

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka hapur konkurs për bursa për studentët e nivelit master dhe të doktoratës.

Shuma vjetore e bursës është 700 euro për studentët e nivelit master, ndërsa 800 euro për ata të doktoratës.

Aplikimi në linkun studenti.uni-pr.edu hapet prej datës 14 prill deri më 28 prill 2023.

“Bursat ndahen për rezultatet e arritura gjatë vitit akademik dhe paraqesin një lehtësi shtesë për studentët tanë, duke synuar njëherësh stimulimin e kërkimit shkencor, ndërtimin e kapaciteteve kërkimore për të ardhmen, si dhe motivimin e tyre”- thuhet në njoftimin e UP-së.

Në këtë link mund të gjeni kriteret për bursa të masteri, ndërsa në këtë link kriteret për bursa të doktoratës.