UP dërgon Ardian Kastratin në Këshillin e Etikës

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka njoftuar se ka dërguar në Këshillin e Etikës Ardian Kastratin, profesor asistent në Fakultetin Filozofik, për gjuhën e përdorur në postimin e tij në Facebook ditën e zgjedhjës së Vjosa Osmanit preidente e Kosovës.

“Pas njoftimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” lidhur me distancimin dhe dënimin e gjuhës denigruese, të përdorur në postimin e z. Ardian Kastrati, profesor asistent në Fakultetin Filozofik, UP-ja njofton opinionin se këtë çështje e ka dërguar për trajtim me prioritet në Këshillin e Etikës”, thuhet në njoftim.

UP-ja kishte njoftuar se distancohet nga deklarata individuale e profesor Kastratit si dhe dënon fuqishëm gjuhën denigruese të përdorur.

Ky është postimi të cilin e kishte bërë Adrian Kastrati:

UP-ja distancohet nga deklaratat e Ardian Kastrati dhe do ta trajtoj rastin e tij