UNMIK kërkon të ndërmerren hapa urgjent për të rivendosur qetësinë në veri

Shefja e UNMIK, Caroline Ziadeh ka thënë se po i ndjek me shqetësim situatën në veri të Kosovës.

Ajo ka bërë thirrje që të gjithë të përmbahen nga veprimet e mëtejshme përshkallëzuese dhe të ndërmarrin hapa urgjent për të rivendosur qetësinë.

“PSSP Ziadeh po ndjek me shqetësimin më të madh situatën në zhvillim në veri të Kosovës . Ajo u bën thirrje të gjithëve që të përmbahen nga veprimet e mëtejshme përshkallëzuese dhe të ndërmarrin hapa urgjent për të rivendosur qetësinë. Ajo thekson nevojën për të gjetur një zgjidhje brenda kuadrit të Dialogut të lehtësuar nga BE” – thuhet në reagim.

Që nga mesdita, në katër komunat e veriut të vendit është dëgjuar alarmi, ndërsa pranë disa objekteve komunale, si në Zveçan e në Zubin Potok, janë parë qytetarë të cilët kanë kundërshtuar futjen e kryetarëve të zgjedhur në objektet komunale.

Pesë policë të Kosovës kanë pësuar lëndime të lehta trupore, pasi janë sulmuar nga protestuesit në Zveçan me mjete të forta dhe shok-bomba, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

KALLXO.com po raporton në kohë reale nga veriu i Kosovës.

LIVE – Zhvillimet e fundit në veri