UNMIK dhuron 50 pako ushqimore esenciale dhe 40 pako higjienike në Rahovec

Organizata e  Kombeve të Bashkuar, përmes misionit të saj UNMIK në Kosovës, sot  i ka dhuruar Komunës së Rahovecit 50 pako ushqimore esenciale  dhe 40 pako higjienike për qytetarë në nevojë.

Sipas njoftimit të kësaj komune, pranimi i ndihmave është bërë nënkryetari i Komunës Fatmir Iska , Shefi i Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim Lendrit Qeli , si dhe Drejtori i Qendrës për Punë Sociale, Bilbil Oruqi.

Komuna ka bërë të ditur se këto ndihma përfshijnë kryesisht  produkte ushqimore dhe higjienike.

Fatmir Iska, nënkryetar i Komunës, ka falënderuar Organizata e  Kombeve të Bashkuar, përmes misionit të saj UNMIK në Kosovës, për donacionin dhe bashkëpunim ndër vite , duke vlerësuar lartë gatishmërinë , në mbështetjen e qytetarëve tanë.

Komuna ka bërë të ditur se kjo mbështetje u realizua në kuadër të tejkalimit të situatës së pandemisë  COVID-19 , dhe ka përqellim mbështetjen e shumë komunave në Kosovë.