Universiteti i Prishtinës shtyn për në fund të muajit provimet e afatit të shtatorit

Afati i provimeve për muajin shtator është shtyrë për në fund të muajit.

Këtë e ka bërë të ditur për KALLXO.com rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti.

“Po është e vërtetë”, tha ai shkurtimisht.

Qeveria po ashtu ka vendosur që të shtyjë fillimin e vitit shkollor edhe për shkollat e mesme dhe fillore.

Vendi është duke u ballafaquar me numër të lartë të rasteve pozitive me COVID-19.

Brenda 24 orëve në nivel vendi kanë vdekur 23 qytetarë si dhe 424 të tjerë kanë rezultuar pozitivë me SARS-CoV-2.

Masat e reja kundër COVID-19 të cilat hynë në fuqi nga nesër