Rektorati i Universitetit të Prishtinës | Foto KALLXO.com

Universiteti i Prishtinës planifikon të shpenzojë 58 mijë euro për mjete mbrojtëse ndaj COVID-19

Universiteti i Prishtinës ka planifikuar të shpenzojë 58 mijë euro për t’u furnizuar me mjete mbrojtëse për COVID-19.

Në njoftimin për kontratë të bërë me 20 nëntor thuhet se ky furnizim do të jetë për të gjitha njësitë akademike të Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’.

Sipas njoftimit për kontratë, kërkesën për furnizim e ka bërë rektorati i UP-së.

“Rektorati i UP-se ka bërë kërkesë për inicimin e procedurës së prokurimit lidhur me Furnizimet që do të bëhen ne lidhje me Gjendjen Aktuale në vend me COVID-19”, thuhet në njoftim.

Univeristetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’

Kjo procedurë do të zhvillohet e përshpejtuar për shkak të situatës në vend.

“Për shkak të nevojës urgjente duke marrë parasysh gjendjen momentale në vend dhe sfidat me masat Anti –Covid, Universiteti i Prishtinës-“Hasan Prishtina” ka paraparë që këtë procedurë ta shpallë me procedurë të përshpejtuar”, thuhet më tej në njoftim.

Univeristetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’

Sipas dosjes së tenderit, UP do të furnizohet me 1 stand për dezinfektim me bazament  i cili vendoset  ne hyrje te objekteve.  Ky stand të ketë të montuar sistemin për  vendosjen e dezinfektuesit për shfrytëzim.

Mjete të tjera përfshijnë termometër, Dezinfektant për Toalet 1000ml,  maska të ndryshme, shenja paralajmëruese  për respektim  te distancës e të tjera.

Univeristetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’

 

Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, procesi mësimor në të gjitha institucionet e arsimit të lartë, publik dhe privat, organizohet në formën online, ndërsa provimet, puna praktike dhe laboratorike organizohen duke respektuar të gjtiha rekomandimet e IKShPK-së dhe MSh-së. Ky vendim do të shqyrtohet vazhdimisht, varësisht nga situata e COVID-19 në Kosovë.

Deri më sot në Kosovë janë infektuar 38.431 persona, janë shëruar 23.754, ndërsa kanë vdekur 989 persona.

Pikëpamjet e shprehura në këtë publikim janë të BIRN dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohen si qëndrim i Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur.

Universiteti i Gjakovës blen materiale kundër COVID-19 dhe materiale mësimore