Universiteti i Prishtinës në bashkëpunim me MKRS-në ofrojnë mundësi praktike për 100 studentë

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Universiteti i Prishtinës përmes një bashkëpunimi kanë lansuar programin e punës praktike, përmes të cilit 100 studentë do të kryejnë punën praktike në MKRS ose në ndonjë nga institucionet vartëse të saj.

“Sesioni informues për këtë program do të mbahet të enjten, më 14 tetor 2021, duke filluar nga ora 15:00, në Amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare”, thuhet në njoftim.

Studentëve do t’iu ofrohet punë 6-mujore dhe kompensim mujor prej 200 euro.

Tutje është bërë e ditur se fakultetet dhe profilet që targetohen përmes kësaj thirrje janë:

– Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit;

– Fakulteti i Arkitekturës;

– Fakulteti Ekonomik;

– Fakulteti Filozofik – drejtimet e Psikologjisë, Historisë, Sociologjisë, Shkencave Politike, Etnologjisë, Antropologjisë dhe Arkeologjisë;

– Fakulteti i Filologjisë – drejtimi i Gazetarisë;

– Fakulteti i Mjekësisë;

– Fakulteti i Ndërtimtarisë  – drejtimet e Ndërtimtarisë dhe Gjeodezisë;

– Fakulteti i Arteve  – drejtimi i Dizajnit;

– Fakulteti i Edukimit;

– Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore  – drejtimi i Kimisë;

– Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike – drejtimi i Inxhinierisë Kompjuterike