Logo e Universitetit të Prishtinës - Foto: KALLXO.com

Universiteti i Prishtinës hap konkurs për bursa universitare

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka hapur konkurs për bursa universitare për vitin akademik 2021/22.

Afati për aplikim është i hapur deri më 20 janar 2022.

Studentët aplikues duhet të kenë notë mesatare të paktën 9. Përjashtim këtu bëjnë studentët e Fakultetit të Ndërtimtarisë, Arkitekturës, Inxhinierisë Mekanike, Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike si dhe studentët e Departamentit të Matematikës dhe Fizikës në FShMN.

Këto bursa ndahen për studentët e rregullt të nivelit themelor, të cilët i plotësojnë kriteret, të cilat mund t’i gjeni duke klikuar KËTU.

UP bursat e fundit universitare i shpërndau më 12 mars të 2021-ës. Bursat u ndanë për studentët e 14 fakulteteve të UP-së.