Driton Bardheci (në mes).

Universiteti i Prishtinës e konfirmon: Zëvendësministri ende student

Zëvendësministri i Arsimit, Driton Bardheci ende nuk ka diplomuar në nivelin Bachelor.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com  Fakulteti e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Prishtinës, ku Bardheci vijon studimet.

FIM ka bërë të ditur se Bardheci është student i vitit të tretë të studimeve Bachelor.

“Ju njoftojmë se në bazë të shënimeve që disponon shërbimi i studenteve të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, Driton Bardheci është student i vitit të tretë në nivelin e studimeve Bachelor, programi studimor “Inxhinieria Industriale dhe Menaxhment’”, është bërë e ditur.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe vetë Bardhecin por i njëjti nuk ka qenë i qasshëm për komente. Ministri i Arsimit, Ramë Likaj gjithashtu nuk i është përgjigjur telefonatave.

Isa Mustafa: LDK pro heqjes së menjëhershme të tarifës 100 % ndaj Serbisë