Universitetit i Pejës, FOTO: Facebook

Universiteti “Haxhi Zeka” blen sistemin kundër plagjiaturës

Me qëllim të verifikimit të punimeve shkencore të stafit, Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, inicioi aktivitetin e prokurimit për blerjen e sistemit që e kryen këtë verifikim. Në muajin që shkoi, ky tender rezultoi me dhënien e kontratës e cila do t’i kushtoi këtij Universiteti 21 mijë euro.

Në platformën elektronike “e-prokurimi”, Universiteti “Haxhi Zeka” kishte publikuar thirrjen për kontratë për zhvillimin sistemit për verifikimin e punimeve shkencore. Për këtë qëllim, Universitetit kishte parashikuar kontratë në vlerë deri në 30 mijë euro.

Tutje thuhet në njoftim se është përdorur procedurën e hapur të prokurimit me kriter çmimin më të ulët.

Në thirrjen e Universitetit “Haxhi Zeka”, thuhet se ky sistem zhvillohet me qëllim të verifikimit të punimeve të stafit të këtij universiteti

“Zhvillimi i sistemit Anti-Plagjiatur do bëhet për arsyen e verifikimeve të punimeve te stafit të Universitetit Haxhi Zeka në Pejë, ky sistem ofrohet njëherë dhe do te jet ne shfrytëzim të UHZ-së, ndërsa nga OE fituese kërkohet që të ofroj garantimin – mirëmbajtjen dhe përkrahjen teknike për 36 muaj.”, thuhet në njoftimin për kontratë.”, thuhet në thirrjen për kontratë.

Në muajin që shkoi, sipas njoftimit për dhënie të  kontratës, zhvillimi i këtij sistemi iu është besuar kompanisë  “Arianit R.Bytyqi”, apo me emrin tregtar “Unisoft”, me çmim të kontratës 21 mijë euro.