Logo e Universitetit të Prishtinës - Foto: KALLXO.com

Universitetet publike në Kosovë hapin konkurs për regjistrimin e studentëve të rinj

Në universitetet publike në Kosovë është hapur konkursi për regjistrimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve Bachelor për vitin akademik 2022/2023.

Në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UMIB)  këtë vit do të regjistrohen 920 studentë të rregullt. Në këtë link mund të gjeni konkursin në këtë universitet..

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë në afatin e parë të konkursit për vitin akademik 2022/2023, do të regjistrojë 400 studentë”, thuhet në njoftim. Në këtë link mund të gjeni konkursin për këtë universitet..

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren në vitin e parë të studimeve, në afatin e parë të konkursit për vitin akademik 2022/2023, do të regjistroj 1130 studentë, prej të cilëve 1130 studentë të rregullt”, thuhet në njoftim. Në këtë link mund të gjeni konkursin për Universitetin, “Ukshin Hoti” në Prizren.

Ndërsa në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ‘do të pranohen 440 studentë të rregullt, prej të cilëve 53 vende janë rezervuar për komunitetet joshumicë, 7 vende për kandidatët nga Mali i Zi, 7 nga Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, 7 nga Shqipëria, si dhe 7 nga Maqedonia e Veriut’.

Aplikimi online për të dyja nivelet e studimit do të bëhet nga data 12.07.2022 deri më 19.07.2022 në ora 16:00. Në këtë link mund të gjeni konkursin.

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan për vitin akademik 2022/2023, do të regjistrojë 495 studentë të rregullt në studime baçelor”, thuhet në njoftim.

Aplikimi është i hapur prej datës 12.07.2022 deri më datë 20.07.2022 në ora 16:00. Në këtë link mund të gjeni konkursin.

Hapet konkursi për pranimin e studentëve të rinj në Universitetin e Prishtinës