UNICEF hap Qendrën e Inovacionit për të rinjtë në Gjakovë

Qyteti i Gjakovës është bërë me qendër të inovacionit për të rinjtë.

Kjo zyrë u hap sot nga UNICEF.

Kjo organizatë njoftoi është nënshkruar memorandumi me Komunën e Gjakovës për “Nismën e Komunës Mike ndaj Fëmijëve” që ka për synim të krijojë një komunë që është e përkushtuar ndaj realizimit të të drejtave të fëmijëve dhe është një thirrje për veprim dhe përkushtim për të përfshirë problemet e fëmijëve në agjendën komunale të politikave qeverisëse.

“”Nisma e Komunës Mike Ndaj Fëmijëve” është një thirrje për gjithëpërfshirje dhe llogaridhënie ndaj Fëmijëve dhe promovon vizionin se fëmijët në komunën tonë do të jenë të lumtur përderisa luajnë, mësojnë dhe rriten në një komunitet të sigurt, të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës”, thuhet në njoftimin e UNICEF-it.

Sipas njoftimit, përmes Qendrës Rinore të Inovacionit, laboratori i inovacioneve i UNICEF-it është duke sjellë nismat e tij më afër të rinjve, duke arritur tek ata në komunitetet ku jetojnë për të fuqizuar integrimin gjinor në inovacion dhe ekosisteme gjithëpërfshirëse inovative.

“Puna në Qendër do të përqendrohet në metoda jo tradicionale të arsimit, pas orarit të mësimit, dhe në modelimin me njeriun në qendër si mjet përmes të cilit të rinjtë do t’i testojnë idetë e tyre dhe do të marrin programim të bazuar në shkathtësi, në nivel bazik. Qendra Rinore e Inovacionit është pjesë e një projekti të financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim dhe i zbatuar nga GWY (YMCA)”, thuhet tutje në njoftim.

Shefi i Zyrës së UNICEF-it, Murat Sahin, ka thënë se janë duke u munduar që Komunën e Gjakovës ta bëjnë më miqësore për fëmijët në Europë.

E kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ftoi të gjithë adoleshentët dhe të rinjtë nga Gjakova që të shfrytëzojnë këtë mundësi për t’u angazhuar në të gjithë aktivitetet në Youth Innovation Hub në Gjakovë.