UNICEF dhe USAID shpërndajnë 200 pako me pajisje mbrojtëse kundër COVID-19 në shkollën “Selami Hallaqi” në Gjilan; Fotografi: Komuna e Gjilanit

UNICEF dhe USAID shpërndajnë 200 pako me pajisje mbrojtëse kundër COVID-19  në shkollën 'Selami Hallaqi' në Gjilan

Organizatat UNICEF dhe USAID kanë shpërndarë 200 pako me pajisje mbrojtëse kundër COVID-19, në shkollën “Selami Hallaqi” në Gjilan.

Përfitues nga donacioni janë nxënësit e klasave të para dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle, njofton komuna e Gjilanit.

Në ceremoninë e dorëzimit të 200 pakove, ka marrë pjesë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, drejtori i Arsimit, Nazim Gagica dhe  përfaqësues të UNICEF dhe USAID.