(Ilustrim) Foto: Facebook / Volodymyr Zelensky

UNESCO: Mbi 50 objekte historike e fetare në Ukrainë janë dëmtuar që nga fillimi i luftës

Agjencia kulturore e Kombeve të Bashkuara – UNESCO njofton se të paktën 53 vende historike, objekte fetare dhe muze në Ukrainë, janë dëmtuar ose shkatërruar pjesërisht që nga fillimi i luftës, raporton CNN.

UNESCO thotë se lista nuk është gjithëpërfshirëse dhe ekspertët ende po vazhdojnë të verifikojnë raportet për dëme të tjera.

Dëmtimi i 29 objekteve fetare, 16 ndërtesave historike, katër muzeve dhe katër monumenteve u verifikua duke përdorur imazhet satelitore dhe raportet e dëshmitarëve.

Më shumë se 12 prej vendeve janë në Kharkiv, një nga zonat në Ukrainë më të prekura nga granatimet.

Lista nuk përfshin asnjë informacion për vendet apo ndërtesat në qytetin e rrethuar të Mariupolit.

Pushtimi i Ukrainës ka nisur më 24 shkurt me urdhër të presidentit rus Vladimir Putin.