Foto-ilustrim
UNDP tregon se cilin institucion e mendojnë qytetarët si më të korruptuarin në Kosovë
Nga anketimi i më shumë se 1 mijë qytetarëve në Kosovë është rezultuar se Gjykatat e vendit perceptohen për mbizotërimin e korrupsionit në shkallën të gjerë.
Qytetarët u anketuan nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, e të dhënat u publikuan në edicionin e 26-të të Përmbledhjes të Pulsit Publik.
Nga ky anketim që bwhet dy herë në vit u nxorën në pah perceptimet e njerëzve për çështjet socio-ekonomike, politike dhe të sigurisë.
Sipas UNDP-së mesatarisht, 19.9% e të anketuarve kanë perceptuar se korrupsioni në shkallë të gjerë është i pranishëm në institucionet publike dhe ndërkombëtare në Kosovë, duke shënuar një rënie prej 5.15% krahasuar me nëntorin e vitit 2023, kur ky numër ka qenë 25%.
UNDP në këtë publik tha se Policia e Kosovës (12.40%) është perceptuar si institucioni më pak i korruptuar, e pasuar nga organizatat ndërkombëtare (13.70%), arsimi (13.8%) dhe komunat (15.9%).
Ndërsa tek institucionet më të korruptuara pas gjykatave (36.5%) është perceptuar se janë Dogana (35.3%) dhe KEDS-i (22.4%).
Përeptimet për mbizotërimin e korruspsioni në shkallë të gjerë në institucionet publike dhe ndërkombëtare në Kosovë. Screenshot: UNDPUNDP tha se ndryshimet pozitive më të mëdha në perceptimin për korrupsionin në shkallë të gjerë janë vërejtur në Administratën Tatimore e Kosovës, me 17.1% në maj të vitit 2024, krahasuar me 26.4% në nëntor të vitit 2023.
Agjencia Kosovare e Privatizimit me 22.3% në maj të vitit 2024, krahasuar me 30.7% në nëntor të vitit 2024 dhe Administrata Qendrore me 17% në maj të vitit 2024, krahasuar në 24.9% në nëntor të vitit 2023.
Në publikim u theksua se rritja e vetme e perceptimit për korrupsionin në shkallë të gjerë është vërejtur tek Gjykatat me 36.5% në maj të vitit 2024 krahasuar me 28.80% në nëntor të vitit 2023.
Përmbledhja e Pulsit Publik publikohet dy herë në vit dhe sipas UNDP-së që më shumë se njëzet vite ka ndihmuar që institucioneve dhe akterëve të Kosovës t’u ofrohen të dhëna të paanshme dhe të besueshme për treguesit kryesorë në lidhje me perceptimin e qytetarëve për çështjet socioekonomike, politike, të sigurisë dhe ato mjedisore.
UNDP tha se mostra e këtij anketimi përfshin të njëjtin numër të burrave dhe grave nga të gjitha komunat dhe rajonet e Kosovës, duke mbuluar si zonat urbane ashtu edhe ato rurale.
Ndërsa sa i përket përket përfaqësimit etnik, mostra përfshinte 896 shqiptarë të Kosovës, 210 serbë të Kosovës dhe 200 anëtarë të komuniteteve të tjera të Kosovës, pra ashkali, boshnjakë, egjiptianë, goranë, romë dhe turq të Kosovës.
Raportin e plotë të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë mund ta gjeni duke klikuar KËTU.