UNDP-ja dhuron materiale mbrojtëse për Policinë e Kosovës

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhviillim (UNDP) ka dhuruar sot materiale mbrojtëse për Policinë e Kosovës.

Sipas njoftimit, UNDP e ka ndihmuar policinë me 4 mijë maska mbrojtëse, 4 mijë dorëza gome dhe dhe 500 copë sanitizues dore me bazë alkooli.

Gjatë dorëzimit të materialeve mbrojtëse ishin edhe Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së, Maria Suooko dhe përfaqësues të Policisë së Kosovës.

“UNDP vlerëson lartë punën vetëmohuese të PK-së që vazhdon të demonstrojë një nivel të lartë profesionalizmi, përfshirë angazhimin për të shërbyer në mbrojtjen dhe ruajtjen e sigurisë së të gjithë qytetarëve në Kosovë, veçanërisht në këtë situatë të vështirë”, thuhet në njoftim.