Ulëset e partive në Kuvendin e Kosovës, LVV me 58 vende

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të  14 shkurtit për Kuvend të Republikës së Kosovës.

Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 58 ulëse në Kuvend, Partia Demokratike e Kosovës 19 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 15, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 8 ulëse.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka njoftuar se gjithsej 814 mijë e 122 votues kanë dalë në zgjedhjet e mbajtura me 14 shkurt ndërsa 89 mijë e 257 vota kanë qenë me kusht dhe me postë.

Ndërsa votat e komuniteteve janë, Lista Serbe10 ulëse, Kosova Demokratike Turk  2 ulëse, Iniciativa Rome 2 ulëse, Koalicioni Vakat 1 ulëse, Inicativa e Adriana Hoxhiq 1 ulëse, Partia e Ashkalijëve për Integrim 1 ulëse, partia JGP 1 ulëse dhe Iniciativa e re Demokratike e Kosovës 1 ulëse.