Ukraina vazhdon avancimin në territorin rus
Ukraina po vazhdon të futet më në thellësi të territorit rus, ka deklaruar të mërkurën presidenti Volodymyr Zelensky, raporton BBC. Ai ka thënë se trupat ukrainase kanë lëvizur përpara në drejtime të rajonit Kursk, që nga e mërkura e javës së kaluar.
Operacioni i UKrainës në territorin rus tani ka hyrë në javën e dytë – me inkursionin më të madh dhe më të thellë në territorin e Rusisë prej nisjes së pushtimit rus të Ukrainës në fillim të vitit 2022.
Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në rajonin e dytë më të madh rus, Belgorod – ku shtëpitë janë dëmtuar prej sulmeve me dronë dhe granatimeve, ka thënë guvernatori i zonës.
Rusia ka akuzuar Ukrainë se po “kryen krime” dhe thekson se çdo prospekt i bisedimeve të paqes tani është vënë në “pauzë të gjatë”.
Një mesazh në mediat social e ka publikuar presidenti Zelensky, duke folur me komandantin më të lartë ukrainas, Oleksandr Syrskyi. Ushtaraku i ka thënë presidentit se forcat ukrainase kanë kapur 100 ushtarë rusë gjatë inkursionit në rajonin Kurs.
“Jam mirënjohës për këdo që është përfshirë”, thekson Zelensky në platformën X. Ai ka shprehur bindjen se ky aksion do të rrisë numrin e djemve dhe vajzave ukrainase që janë në duar të trupave ruse.
Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com