Ukraina thotë se trupat ruse po përpiqen të hyjnë në fabrikën e çelikut në Mariupol

Autor: Zëri i Amerikës

Zyrtarët ukrainas thanë se forcat ruse sulmuan të shtunën një fabrikë çeliku në qytetin port të shkatërruar të Mariupolit, me sa duket në përpjekje për të eliminuar xhepin e fundit të rezistencës ukrainase në qytetin strategjik që Kremlini pretendon se ushtria e tij e ka vënë nën kontroll.

Njoftimi për sulmin u bë nga një këshilltar i presidencës së Ukrainës ndërsa rreth 1000 civilë qëndronin të strehuar në fabrikën e Azovstalit së bashku me luftëtarët ukrainas që kishin mbetur.

Ndërkohë forcat ruse vazhduan ofensivën në rajonin lindor të Donbasit mes kundërsulmeve të ashpra ukrainase.

Këshilltari presidencial, Oleksiy Arestovich, tha gjatë një konference për shtyp se forcat ruse kishin rifilluar sulmet ajrore ndaj fabrikës masive bregdetare dhe po përpiqeshin t’ hynin me forcë brenda saj, gjë që do të përbënte një ndryshim nga urdhri që dha presidenti rus Vladimir Putin dy ditë më parë.

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu i raportoi presidentit rus Putinit të enjten se i gjithë Mariupol, me përjashtim të Azovstalit, ishte “çliruar” nga rusët.

Presidenti rus e urdhëroi atë të mos fuste trupa në kompleks, por të kësaj të bllokonte objektin, një përpjekje e dukshme për t’i bërë ukrainasit të vdisnin nga uria dhe për t’i detyruar ata të dorëzoheshin.

Zyrtarët ukrainas kanë vlerësuar se rreth 2,000 nga trupat e tyre janë brenda fabrikës së bashku me civilë që janë strehuar në tunelet nëntokësore të objektit. Zorti Arestovic tha se forcat ukrainase po përpiqeshin t’u bënin ballë sulmeve të reja./VOA