Policia ukrainase - Foto: REL

Ukraina thotë se një gazetar francez u vra gjatë evakuimit të civilëve

Një gazetar francez është vrarë kur një transportues i blinduar, që po përdorej për evakuimin e civilëve në rajonin ukrainas të Luhaskut, u godit nga granatimet ruse.

Guvernatori rajonal, Serhiy Hayday, shkroi në Telegram se kjo makinë transportuese ishte planifikuar që të merrte dhjetë persona për t’i evakuuar, por u qëllua “nga zjarri i armikut”.

“Copëzat e predhave depërtuan në makinë, dhe një gazetar i akredituar francez është lënduar në mënyrë fatale në qafë. Ai po raportonte për evakuimet, ndërkaq një zyrtar policor i shpëtoi sulmit”, tha Hayday.

“Ne zyrtarisht po e ndalojmë evakuimin”, shtoi ai.

Hayday po ashtu postoi një fotografi, që tha se ishte kartela e akreditimit të gazetarit, edhe pse ende nuk është konfirmuar nëse personi që shihet në këtë kartelë është gazetari që është vrarë./REL