
Ukraina sulmon forcat ruse me artilerine e rëndë 'Howitzer' - VIDEO
29.1.2023 - 19:26
Një njësi e ushtrisë ukrainase qëllon me artilerinë e rëndë Howitzer pranë Siverskut në rajonin e Donetskut.
Ministria britanike e Mbrojtjes tha të shtunën se Rusia “ka shumë gjasa” të ketë pësuar mbi 300 viktima në një sulm në ditën e Vitit të Ri ndaj trupave të saj në Makiivka pranë Donetskut.
Ministria beson se shumica e ushtarëve rusë nuk u plagosën, por u vranë ose u zhdukën.
Zyrtarët britanikë theksuan se megjithëse pala ruse bëri një veprim të rrallë duke pranuar publikisht humbjet në këtë sulm, Moska pretendoi se vetëm 89 ushtarë të saj ishin vrarë./VOA