Al-Bara Shishani - Foto: REL

Ukraina ndalon një komandant të Shtetit Islamik

Agjencia e Inteligjencës së Ukrainës ka thënë se ka arrestuar një figurë kryesore të grupit ekstremist Shteti Islamik.

Al-Bara Shishani, me nacionalitet nga Gjeorgjia, u gjet afër kryeqytetit të Ukrainës, njoftuan Shërbimi i Sigurimit të Ukrainës më 15 nëntor.

Sipas njoftimit, Agjencia Qendrore e Inteligjencës dhe Ministria e Brendshme e Gjeorgjisë kanë marrë pjesë në operacion.

Vika Klimicheva, zëdhënëse e Agjencisë së Inteligjencës, ka thënë se i ndaluari është gjetur në Ukrainë dhe se emri i tij i lindjes është Cezar Tokhosashvili.

Shishani kishte shërbyer si zëvendës i Abu Omar al-Shishani i cili nga Pentagoni përshkruhej si “ministër i luftës”.

Shishani kishte shkuar në Turqi më 2018 dhe përmes një pasaporte të rreme kishte udhëtuar për në Ukrainë ku kishte vazhduar të koordinonte aktivitetet e Shtetit Islamik, thuhet në njoftim./REL