Flamuri i Ukrainës - Foto: Faqja zyrtare e Presidencës ukrainase

Ukraina mbyll kufijtë me Rusinë dhe Bjellorusinë

Ukraina po mbyll kufijtë e saj me Rusinë dhe Bjellorusinë, njoftoi të shtunën në mbrëmje kryeministri ukrainas Denys Shmyhal.

Në deklaratën video të postuar në Telegram, Shmyhal tha se vetëm qytetarët e Ukrainës do të mund të kalojnë nga Rusia dhe Bjellorusia në Ukrainë.

Ai nuk tregoi se kur do të hynte në fuqi mbyllja e kufirit./CNN