Alban Ukaj. Foto:Alban Ukaj në Facebook

Ukaj rikthehet në Festivalin e Kanës

Alban Ukaj është aktori i njohur kosovar, me karrierë të bujshme ndërkombëtarisht, i cili është rikthyer në Festivalin e Filmit në Kanë të Francës, si aktor i filmit “Tori and Lokita” (Tori and Lokita).

Filmi i vëllezërve Jean-Pierre dhe Luc Dardenne në të cilin luan Ukaj, të ejten ka hyrë në konkurrencë zyrtare.

Njoftimin për përzgjedhjen zyrtare të filmit e ka bërë Festivali i Filmit në Kanë në faqen zyrtare, edhe vet aktori në Facebook, duke u shprehur shumë i lumtur.

Por, kjo nuk është hera e parë që Ukaj ka arritur të shkel skenat në Cannëes (Kanë). Në vitin 2008, Ukaj kishte qenë në Kanë me filmin “Heshtja e Lornës”, në të cilin luanin me aktoren Arta Dobroshi.

Sivjet, festivali do të mbahet mbahet nga 17 deri më 28 maj, në Kanë të Francës.

Në filmin me të cilin Ukaj po rikthehet në skenën e madhe një ndë festivalet më të zëëshme të filmit,  bëhet fjalë për një djalë të ri dhe një vajzë adoleshente, të cilët kanë udhëtuar vetëm nga Afrika, e të cilët vendosin miqësinë e tyre të pathyeshme kundër kushteve mizore të mërgimit të tyre.

Ai është një aktor dhe regjisor, i njohur për filmat “Full Moon” (Hëna e plotë), The Pit “Lorna’s Silence”,  “Quo Vadis, Aida”.

Festivali i Kanës është themeluar në vitin 1946 dhe mbahet çdo pranverë, zakonisht në maj në Palais des Festivals et des Congrès (Pallatin e Festivaleve dhe Kongreseve).

Edicionin e kaluar, filmi “Pa vend” i Samir Karahodës garoi për “Palmën e Artë” në kategorinë e filmit të shkurtër, dhe filmi “Luaneshat e Kodrës” nga Luana Bajrami që u shfaq në kuadër të programit “Directors’ Fortnight” të këtij festivali. 

Ndërsa fitues i edicionit të vjetshëm, i “Palmës së Artë”, ishte filmi “Titane” i regjisores franceze Julia Ducournau.