Ujkani thotë se situata me shëndetin oral tek fëmijët është shqetësuese

Kliko këtu, bashkohu në grupin e KALLXO në Viber dhe informohu në kohë reale me lajmet kryesore gjatë ditës

Në Ditën ndërkombëtare të dentistëve, Xheladin Ujkani, dentist i fëmijëve, dhe udhëheqës i projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, ka publikuar raportin rreth gjendjes së shëndetit oral tek fëmijët.

Sipas tij, nga hulumtimet e bëra dy muajt e fundit, muajin janar dhe shkurt, gjendja e shёndetit oral tek fёmijёt, del tё jetё tepёr shqetёsuese.

Ujkani thotё se, nё mesatare, kemi mbi tre dhёmbё tё pёrhershёm tё prishur tek fёmijёt e grupmoshave 7-14 vjet e ku mosha mesatare e tyre ёshtё 9 vjet.

“Tek fёmijёt e grupmoshave 2.5 – 7 vjet, nё mesatare kemi mbi 10 dhёmbё tё qumёshtit tё prishur. Kёtu, mosha mesatare e fёmijёve ёshtё 5.3 vjet” – ka thënë Ujkani.

“Nga tё dhёnat e mbledhura nga tё gjithё fёmijёt, nga mosha 2.5 – 14 vjet, nё mesatare kanё afёr 10 dhёmbё tё qumёshtit dhe tё pёrhershёm tё prishur, ndёrsa nё mars tё vitit 2020, para fillimit tё Pandemisё, kjo mesatare ka qenё rreth 8 dhёmbё tё prishur” – ka shtuar ai.

Nga hulumtimet e bëra nё fillim tё vitit 2020, mosha mesatare e fëmijëve që kanë vizituar për herë të parë dentistin ka rezultuar të jetë mosha pesë vjeçare, gjersa mesatarja e dhëmbëve të prishur tek ky grup i fëmijëve është mbi dhjetë dhëmbë të prishur.

“Ndërsa fëmijët e moshës gjashtë-shtatë vjeçare, ku kanë dalur katër molarët e parë të përhershëm, së paku dy prej atyre dhëmbëve i kanë të prishur. Kёtё vit, pra nё vitin 2023, gjendja ёshtё përkeqësuar” – thotë Ujkani.

Sipas tij, shumica e kёtyre fёmijёve kanё zhvillim tё dobёt tё nofullave, kafshim jo korrekt-tё gabuar e tё cilat janё pasojё e shprehive tё dёmshme orale, si frymёmarrja me gojё, pozicioni i ulёt i gjuhёs, gёlltitja e gabuar si dhe mosfunksionimi i muskujve brenda gojёs, probleme tё cilat mund dhe duhet tё korigjohen nё mosha tё hershme.

Ky është viti i njёmbёdhjetë shkollor i realizimit të projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, projekt që monitorohet dhe bazohet në rekomandimet e Komitetit ndërministror të programit ”Shkollat Promovuese të Shëndetit”.

 

 Çka kemi kёrkuar gjatё kёtyre tre viteve tё fundit?

Xheladin Ujkani, dentist i fёmijёve, thotё se kjo gjendje e rëndë tek fëmijët ndryshon vetëm atëherë kur vizitat e fëmijëve te dentisti të bëhen të detyrueshme me ligj para moshës tre vjeçare, duke investuar në edukim e promovim të shëndetit oral si dhe duke zbatuar Ligjin për Sigurimin Shëndetësor, me Nr. 04/L-249, të miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovë, me datën 11 prill 2014.

FOTO: Xheladin Ujkani

“Është viti i tretё me radhё qё ne kërkojmë fillimin e zbatimit tё Ligjit për Sigurimin Shëndetësor, mirëpo siq duket, fatkeqësisht, edhe tek Qeveria e tanishme e Republikës së Kosovës nuk ka gatishmëri e vullnet për zbatimin e këtij ligji” – tha Ujkani.

Po ashtu, sipas Ujkanit, nga Ministria e Arsimit, është kërkuar që gjatë regjistrimit të fëmijëve në klasën e parë, të kërkojnë nga prindërit edhe konfirmimin për gjendjen e dhëmbëve, sidomos mollarëve të parë të përhershëm të cilët fillojnë të dalin rreth moshës pesë-gjashtë vjeçare, në fund të harqeve të dhëmbëve të qumështit.

Ai tha se prindërit duhet t’u kushtojnë rëndësi këtyre dhëmbëve, për shkak se duke menduar se edhe këta janë dhëmbë të qumështit, te një pjesë e madhe e fëmijëve, ende pa arritur moshën shtatë-tetë vjeçare, po dëmtohen aq shumë, duke rrezikuar kështu shpesh here edhe nxjerrjen e parakohëshme të tyre. Në mesatare, fëmijët e moshës gjashtë-shtatë vjeçare, ku kanë dalur katër molarët e parë të përhershëm, së paku dy prej atyre dhëmbëve i kanë të prishur.

Ujkani thotё se nga Ministria e Arsimit ka kërkuar edhe ndalimin e futjes së ushqimeve të dëmshme në objektet shkollore, sidomos ushqimeve me shumë krip, shumë sheqer dhe pijeve të gazuara.

“Paralel me këto vendime, Ministria e Arsimit dhe Qeveria e Republikës së Kosovës, duhet të investojnë në ndërtimin e kuzhinave në brendësi të objekteve shkollore, ku fëmijët do të kishin mundësi të ushqehen shëndetshëm” – thotë Ujkani.

Sipas tij, kjo do të ndikonte në ruajtjen e shëndetit të dhëmbëve, shëndetit të përgjithshëm por edhe në sigurinë e tyre gjatë qëndrimit në shkollë. Kjo do t’i mbronte fëmijët tanë edhe nga manipulimi i shitësve të duhanit, cigareve, por edhe nga dilerët e drogës.

Ujkani ka theksuar se modeli i përgatitjes së ushqimit në kuzhinën qëndrore për fëmijët e institucioneve publike parashkollore (kopshteve) në Prishtinë, do të mund të shërbente si model edhe për institucionet e arsimit fillor e të mesëm, përveç kryeqytetit, edhe për qytetet tjera.

“Kjo do të mund të ndikonte edhe angazhimin e punësimin e qindra e mijëra nënave e grave të papuna” – ka cilësuar ai.

Ujkani ka edhe një këshillë për prindërit.Ai thotë se prindërit krahas kujdesit dhe edukimit të fëmijëve të tyre për pastrimin e dhëmbëve në mëngjes, gjatë ditës sipas nevojës e në mbrëmje para gjumit, largimit nga ushqimet që përmbajnë shumë krip, sheqer e pijet e gazuara, ata duhet t’i ushqejnë  fëmijët sa më shumë me produkte të qumështit, ujë, pemë e perime të freskëta, ata duhet te fillojnë përgatitjen e fëmijëve me kohë edhe për vizita tek dentistët e të cilat vizita duhet të jenë të vazhdueshme, ashtu siç janë edhe vizitat tek pediatri.