Punimet në kanalin e Ibër Lepencit në Zubin Potok. Foto: Adelina Ahmeti, KALLXO.com, 02.12.2024

Uji të mos përdoret për pije, njofton ujësjellësi në Mitrovicë

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” njofton se ka filluar trajtimi i ujit të pijes në Impiantin e Ujit në Shipol.

Kompania njofton konsumamtorët që uji të përdoret vetëm për nevoja hixhienike dhe mos të përdoret për pije.

“U njoftojmë së sapo kemi filluar me trajtimin e ujit të pijes në Impiantin e Ujit në Shipol. Momentalisht, jemi duke punuar me kapacitet të reduktuar. Lusim konsumatorët që deri në njoftimin tonë të radhës ujin ta përdorin vetëm për nevoja hixhenike dhe jo për pije”- thuhet në njoftim.

Qyetarë të Rajonit të Mitrovicës janë zgjuar me mungesë të furnizimit me ujë, në shtëpitë e lokalet e tyre, më 2.12.2024.

Kjo ka ndodhur si pasojë e punimeve të zhvilluara, gjatë natës, në kanalin e Ibër Lepencit.

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka njoftuar se trajtimi i ujit do të bëhet prej orës 12:00.

Se, qytetarët të cilët furnizohen nga ‘Ibër Lepenci’, mund të kenë reduktime gjatë ditës së sotme, e tha dhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Ajo shtoi, se: ‘intervenimet në Kanal sapo kanë përfunduar dhe se furnizimi i kanalit me ujë ka rifilluar’.

Një pjesë e kanalit të ujit Ibër-Lepenc, në Zubin Potok, është dëmtuar, më 29.11.2024, në një sulm – i cili u cilësua të jetë terrorist, pasi që preku infrastrukturën jetike të Kosovës.

Raportimet, nga ky shpërthim, i gjeni në linkun e mëposhtëm:

Lajm në Zhvillim: Shpërthim në Zubin Potok, dëmtohet kanali i ujit të Ibër-Lepencit