Uji i gëlqeres në bojlerë, toksik për trupin e njeriut

Pas shumë vitesh përdorimi, në kaldaja formohet një shkallë shumë toksike gëlqereje e përzier me metale të rënda, jone dhe molekula të tjera të rrezikshme për shëndetin e njeriut. Përqendrimi i lartë i disa metaleve të rënda në kaldaja shtëpiake është një problem më vete.

Ky studim ka sjell mjaftueshëm prova laboratorike që brenda kaldajave shtëpiake përmbajnë përqendrime jashtëzakonisht të larta të disa metaleve të rënda kancerogjene.

Kaldaja shtëpiake duhet të ketë një sistem të thjeshtë për pastrimin e mbetjeve në kazan, i cili studimi dëshmon prezencën e metale të rënda që mund të krijojnë probleme thellësisht serioze te një person me metabolizëm normal. Parametrat kimikë të analizuar në kaldaja shtëpiake janë: Bakri – Cu (0.002-3.08) mg/L, Hekuri – Fe (0.001-0.97) mg/L, Kromi gjashtë valent – Cr+6 (0-0,31) mg/L, Alumini tre valent – Al+3 (0.001-0.8< ) mg/L, Kalciumi dy valent – Ca+2 (56-200<) mg/L, Kloruret – Cl− (12.3-45) mg/L, Klori – Cl2 (0-2.2) mg/L,  Fosfati – PO4−3 (0.04-1.3) mg/L , Nitritet – NO2-N (0.0006-2.9) mg/L, Amoniaku- NH3-N (0.001-0.5) mg/L.

Prezenca e lartë e metaleve të rënda në ujë kohët e fundit po shkakton probleme serioze. Kërkimet shkencore në fushën e toksikologjisë mjedisore kanë rezultuar gjithnjë e më shumë përgjigje në pyetjet se ku mund të vijnë shumë probleme të shëndetit të njeriut.

Këta studiues shkencor kane siguruar prova shkencore në këtë hulumtim se kaldajat shtëpiake sot janë shumë të rrezikshme në formimin e gëlqeres (Anglisht: Lime Scale-LS). Kaldaja shtëpiake me LS përmbajnë metale të rënda me veti kancerogjene në mostrat që kanë studiuar dhe ky hulumtim tregon problemet shumë serioze, e veçanërisht në dëmtimin e ADN-së dhe probleme të tjera në shëndetin e njeriut.

Parametrat kimikë me përqendrimin më të lartë të toksicitetit në disa mostra të hulumtuara janë: (Cu, Fe, Cr+6, Al+3, Ca+2, PO4−3, NO2-N, NH3-N, Cl2) mg/L. Bakri (Cu) si metal i rëndë në këtë studim nuk ishte në përputhje me rregulloret e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), përqendrimet e Cu është paraqitur deri në 3.08 mg/L. Fe si një metal i rënd për trupin e njeriut shpesh mund të bëhet toksik kur përqendrimet nuk janë në përputhje me OBSh-në, në studimin tonë përqendrimet e Fe arrijnë deri në 0.97 mg/L (vlera maksimale e lejuar është 0.3 mg/L). Cr+6 dhe është një nga parametrat kimikë më të rrezikshëm dhe toksik për shkak të këtyre niveleve të larta.

Në këtë kërkim, përqendrimi i Cr+6 ishte deri në 0.31 mg/L dhe nuk ishte në abondancë me OBSh-në (vlera maksimale e lejuar është 0.05 mg/L). Al+3 si një parametër i shpeshtë e i rrezikshëm në ujë është shqetësues, veçanërisht në këtë studim kur përqendrimi i lartë arrin më shumë se 0.8 mg/L (vlera maksimale e lejuar është 0.2 mg/L). Ca+2 si një parametër i rëndësishëm kimik në ujë ndonjëherë shkakton probleme shëndetësore nëse përqendrimi i tij është i lartë, veçanërisht kur tejkalon vlerën 200 mg/L që është e pashëndetshme për metabolizmin e njeriut dhe në këtë hulumtimin përqendrimi i Ca+2 nuk ishte në përputhje me OBSh-në sepse përqendrimi i Ca+2 ishte paraqitur më i madh se 200 mg/L. Prania e lartë e Cl2 në ujë me LS përfaqëson një tjetër shqetësim shëndetësor që mund të shkaktojë Cl2. Përqendrimi i Cl2 ishte 2.2 mg/L që do të thotë se nuk ishte në përputhje me rregulloren e OBSh (vlera maksimale e lejuar është 0.2 mg/L).

Përqendrimi i PO4-3 në mostrat e hulumtuara ishte afërsisht 1.3 mg/L, kështu që përqendrimi i PO4-3 në mostrat ishte shumë i lartë dhe jo në përputhje me rregulloren e OBSh-në (vlera maksimale e lejuar është 0.2 mg/L). Përqendrimi i lartë i NO2-N dhe NH3-N në ujë shkakton toksicitet, përqendrimi i NO2-N ishte prezent 2.9 mg/L në mostrat e analizuara, ky përqendrim i lartë i NO2-N nuk ishte në përputhje me OBSh-në (vlera maksimale e lejuar është 0.5 mg/L), por përqendrimi i NH3-N në 0.5 mg/L ishte në përputhje me OBSh-në (vlera maksimale e lejuar është 0.5 mg/L). Uji në kontakt me LS që përdoret në kuzhinë për ushqim ose forma të tjera mund të shkaktojë efekte kancerogjene në metabolizmin e njerëzve.

Beluli V.M, Kristollari K, Kaso A, Krasniqi F. Lime Scale Water in Domestic Boilers as the Main Toxic Factor in the Human Body. Experimed 2020; 10(2): 77-83. DOI: 10.26650/experimed.2020.0028

Ky hulumtim shkencor është realizuara nga Valdrin Beluli et al. 2020 (i publikuar në revistën shkencore “Experimed” në Institutin e Mjekësisë Eksperimentale të Universitetit të Stambollit) që bazohet në studimin e ujit të kaldajave me përmbajtje të lartë mbetjesh brenda kaldajave që janë marrë 10 mostra të ndryshme për analizim./Telegrafi