Ujëvarat e Mirushës disa javë pa ujë, komuna thotë se arsyeja është mungesa e reshjeve

Ka disa javë që nuk ka kaluar ujë nëpër ujëvarën atraktive të Mirushës përderisa komuna e Malishëvës po thotë se mungesa e reshjeve ka bërë që të thahet rrjedha e lumit.

Reagimi i komunës erdhi pasi Seremb Gjergji, një qytetar, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se shkaktar për këtë tharje të rrjedhës së lumit është një hidrocentral, por komuna e Malishevës e ka mohuar këtë.

“7 Ujëvarat e Mirushës 3 javë pa ujë. Ujin e ka ndalur Hidrocentrali në Malishevë. Zoologjia ka ngordhur. Para dy ditëve edhe peshqit. Botanika është dëmtuar. Policia nxjerrë në rrugë njerëzit nga uji i ndotur. Ku janë institucionet ? Veproni,” është shprehur Gjergji.

Por Artan Paçarizi, zyrtar për informim në Komunën e Malishevës tha se aty nuk ka fare hidocentral dhe shkaktar për tharjen e ujëvarave e bëri mungesën e reshjeve që sipas tij nuk është hera e parë që ndodhë diçka e tillë.

“Këto pretendime nuk qëndrojnë sepse në Malishevë nuk ka Hidrocentral, është një liqen Artificial në Mirushë por diga e tij e ujit nuk e pengon aspak ujëvarën, tharja e tyre është si pasojë e mungesës së reshjeve që faktikisht nuk është hera e parë që po ndodh diçka e tillë,” ka thënë Paçarizi për Kallxo.com

Kallxo.com ka raportuar edhe para një muaji lidhur me tharjen e ujëvarave të Mirushës

FOTO – Thahen Ujëvarat e Mirushës

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.