Ilustrim

Ujësjellësi 'Prishtina' paralajmëron shkyçje të ujit për borxhlinjtë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton të gjithë konsumatorët në Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Lipjan, Drenas, Podujevë, Shtime dhe Graçanicë se janë duke vazhduar aksionin për shkyçjen individuale të konsumatorëve borxhlinj nga shërbimet e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit për shkak të mos pagesave se tyre.

KRU njofton se nga dita e sotme do të shkyçet secili konsumator që ka borxh mbi 100 euro ndaj shërbimeve të ujit.

“KRU” Prishtina” sh.a., pavarësisht rënies së nivelit të ujit në liqenet akumuluese Batllava e Badoci prej mbi 10 metra nga kuota maksimale e kapërderdhjes, po mundohet të mos e dëmtojë konsumatorin në marrjen e shërbimeve të furnizimit me ujë dhe do të tentojë maksimalisht që të mos aplikojë reduktime deri në momentin ku do të jetë i pamundur një furnizim me ujë pa reduktime, si shkak i mungesës së reshjeve atmosferike”, thuhet në komunikatës së KRU-së.

Sipas tyre, borxhi total i konsumatorëve ndaj shërbimeve për ujë dhe kanalizim është mbi 46 milion euro.

“KRU ” Prishtina” sh.a., ka intensifikuar aktivitetet për arkëtimin e borxheve edhe përmes detyrimit ( shkyçje individuale të shërbimit, padi gjyqësore, përmbarues privat etj) dhe natyrisht kjo shkakton shpenzime shtesë për buxhetin tuaj familjarë: (shkyçja dhe rikyçja e ujit …….. 20.00 €, shpenzimet e përmbaruesit privat 18 % në vlerën totale të borxhit të akumuluar”, vijon njoftimi.