Logo e NP KRU" Prishtina"

Ujësjellësi ‘Prishtina’ bën thirrje që të paguhen faturat e ujit

Kompania e Ujësjellësit Rajonal ‘Prishtina’  ka bërë thirrje që në këtë situatë të COVID-19, të vazhdojë pagesa e faturave të ujit.

Sipas përmes një komunikate të KUR “Prishtina”, pagesat për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit janë ndërprerë si rezultat i gjendjes aktuale.

“ Arsyet që ju duhet të bëni pagesa për shërbimet janë të shumta si, shpenzimet e energjisë elektrike, shpenzimet e blerjes së ujit të patrajtuar nga NP Ibër Lepenci për fabrikën e ujit në Shkabaj, shpenzimet e trajtimit të ujit dhe blerjen e kemikateve për procesin e trajtimit fiziko/kimik dhe bakteriologjik të ujit,shpenzimet operative të mirëmbajtjes , pagat e punëtorëve”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa  në fund të komunikatës, thuhet se nëse nuk kryhen këto obligime rrezikohet prodhimi dhe ofrimi i shërbimeve me ujë dhe kanalizim.