Uji

Ujësjellësi 'Prishtina' bën thirrje për kursim të ujit të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë thirrje për kursim të ujit të pijshëm.

Sipas ujësjellësit “Prishtina”, furnizimi me ujë po kërcënohet vazhdimisht nga ndryshimet klimatike dhe mbikonsumi i ujit.

Më tej ata kanë shkruar se nëse nuk kursehet uji i pijshëm do të përballemi me mungesa në furnizim të rregullt.

“Furnizimi global me ujë kërcënohet vazhdimisht, gjithnjë e më shumë nga ndryshimet klimatike, mbikonsumin dhe menaxhim. Apelojmë të kursehet uji i pijshëm, në të kundërtën do të përballemi me mungesa në furnizim të rregullt”, thuhet në postimin e ujësjellësit “Prishtina” në Facebook.