Foto: Wikipedia

Ujësjellësi “Prishtina” anuloi tenderin për blerjen e 20 motoçikletave

Për nevojat e saj, Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” planifikoi t’i blejë 20 motoçikleta të tipit “Scooter”.

Mirëpo, mungesa e ofertave për këtë tender bëri që kompania ta anulonte tenderin.

Në fillim të muajit shkurt, Ujësjellësi “Prishtina” publikoi thirrjen për kontratë për t’u furnizuar me 20 motoçikleta.

Për këtë qëllim, kompania kishte parashikuar kontratë në vlerë prej 25 mijë eurove.

Për këtë aktivitet të prokurimit, kompania kishte përdorur procedurën e hapur të prokurimit me kriter çmimin më të ulët.

Në raport me numrin e planifikuar të motoçikletave për t’u blerë dhe mjeteve të parashikuara për këtë kontratë i bie se Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” kishte parashikuar mesatarisht 1 mijë e 250 euro për një motoçikletë.

Mirëpo, ky aktivitet i prokurimit u anulua.

Sipas njoftimit për anulimit të këtij aktiviteti të prokurimit, nuk kishte asnjë ofertë të dorëzuar.