Ujësjellësi njofton ndërprerje të ujit në disa vende në rajonin e Prishtinës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se duke filluar nga ora 14:00 do të mbesin pa ujë të pijshëm Graçanica, Hajvalia, Matiqani, Veterniku dhe zona qendër e lagjes Bregu i Diellit në Prishtinë.

Kjo sipas njoftimit do të jetë për shkak të punimeve për sanimin e defektit të ndodhur në gypin e çelikut të Badocit.

Në njoftim e tyre të postuar në “Facebook”, thuhet se mungesa e ujit do zgjasë deri në sanimin e gypit.

“Kohë pas kohe do ju mbajmë të informuar për saktësinë. Ju falënderojmë për mirëkuptim, derisa ekipet teknike do e bëjnë të pamundurën që të sanohet sa më shpejtë”, thuhet tutje në kumtesë.