Çezme - Foto: KALLXO.com

Ujësjellësi: Një pjesë e banorëve në rrugën "Muharrem Fejza" deri nesër mbesin pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar më 01.11.2024 se uji në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë është ndërprerë për shkak të rrjedhjes së ujit në pjesën ku ndodhen zyret e EULEX-it.

“Jemi detyruar të ndërmarrim hapa konkret në sanimin e gjendjes. Uji është ndërprerë në rrugën “Muharrem Fejza”. Natyra e dëmtimit është më e thellë” – thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

Si rezultat i punimeve në këtë rrugë, KRU “Prishtina” ka thënë se banorët e një pjese të kësaj rruge deri nesër mbesin pa ujë, pasi ekipet teknike do vazhdojnë të shtunën, më 02.11.2024, me punime.

Para pesë orësh, KRU “Prishtina” po ashtu ka njoftuar se është ndërprerë uji në rrugën “Muharrem Fejza”, për shkak të dëmit që ka ndodhur.

Për këtë ata kanë ndarë edhe një video ku shihet se si ka rrjedhur uji në pjesën që përmendin se ndodhet te EULEX-i në Prishtinë.