Ujësjellësi në Prishtinë tregon për gjendjen me ujë të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se furnizimi me ujë në kryeqytet mbetet stabil.

Kompania bërë të ditur se ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit do të intervenojnë në sanimin e tubacioneve në disa zona të Prishtinës.

Përkatësisht, sanimet do të bëhen në rrugën “Haxhi Zeka” , “Ibrahim Kelmendi”, “Hasan Remniku” dhe në rrugën “Ukshin Kovaçica”.

Sipas kompanisë, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujërave të zeza do të intervenojnë në rrugën “Ndue Përleshi” dhe rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë.

“Përgjatë sanimit të rrjedhjeve të ujit në tubacione, nuk do të ketë çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm për zonat e lartë cekura”, thuhet në njoftim.

KRU ‘Prishtina; tutje thekson se furnizimi me ujë të pijshëm mbetet stabil, pavarësisht rënies së nivelit të ujit në liqenet akumuluese Batllava e Badoci në mbi 9 metra nën kuotën maksimale të kapërderdhjes.

Gjatë këtij viti Kosova është përballur me mungesë të ujit të pijshëm sidomos në rajonin e Gjilanit, për shkak të thatësisë.