Ujësjellësi në Prishtinë shpall konkurs për 34 vende pune

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se ka shpallur konkurs pune.

Në bazë të njoftimit, konkursi është shpallur dy pozita për inxhinier të hidroteknikës, dy arkëtarë, 2 elektricist, 5 operator të pompave, 3 kimist- laborant, 7 ujë instalues, 9 punëtor fizik, 3 pastrues, dhe një nënpunës për qendrën e thirrjeve.

Në bazë të konkursit për kryerën e këtyre punëve, përveç kushteve të përgjithshme, kandidatët duhet të kenë, kualifikimet:

Për pikën 1: Kandidatët duhet të kenë: – Fakultetin e  Ndërtimtarisë – drejtimi hidroteknik, sistemi pesë vjeçar apo Master Shkencor (MSc), së paku 2 (dy)  vite përvojë pune, ne menaxhim  te projekteve (ndërtim të sistemeve të furnizimi me ujë dhe kanalizim), njohje të softuerëve profesionale, njohja e gjuhës angleze është me përparësi.

Për pikën 2: Kandidatët duhet të kenë: Përgatitjen e mesme shkollore;   së paku 1 (një) vit përvojë pune;  aftësi të mira për komunikim me konsumator.

Për pikën 3: Kandidatët duhet të kenë: – Përgatitje te mesme teknike – Elektroteknikë, së paku 1 (një) vite përvojë pune,  patentën për shofer kategoria “B”.

Për pikën 4: Kandidatët duhet të kenë: – Përgatitje te mesme teknike, Elektro ose makineri, së paku 1 (një) vite përvojë pune,  patentën për shofer kategoria “B”.

Për pikën 5: Kandidatët duhet të kenë: – Përgatitje te mesme teknike,  drejtimi kimi – teknologji,   – së paku 1 (një) vit  përvojë pune,  – njohuri në teknologjinë e trajtimit të ujit të pijes.

Për pikën 6: Kandidatët duhet të kenë:  –  Përgatitjen e mesme  teknike, drejtimi instalues i ujit apo trajnime profesionale dhe certifikime shtese në fushën e Hidro Instalimeve, – së paku 1 (një) vite  përvojë pune, – njohuri në sisteme te instalimeve te ujit, – patentën për shofer kategoria “B”,  përparësi do të kenë kandidatët e  certifikuar në sisteme të ujësjellësit, saldime apo fusha tjera relevante.

Për pikën 7: Kandidatët duhet të kenë: – Përgatitjen fillore apo të mesme  shkollore; aftësi të mira  fizike dhe shëndetësore;   – vullnet të mirë për këto punë.

Për pikën 8: Kandidatët duhet të kenë: – Përgatitjen fillore apo të mesme  shkollore; aftësi të mira  fizike dhe shëndetësore;   – vullnet të mirë për këto punë.

Për pikën 9: Kandidati duhet të ketë: Përgatitjen e mesme shkollore;   së paku 1 (një) vit përvojë pune;  aftësi të mira për komunikim me konsumator.

Kompania ujësjellësi ka bërë të ditur se në bazë të rregullores për përshkrimin e punëe dhe detyrave, për këto pozita kërkohet puna me orar të plotë, ndërsa kohëzgjatja e kontratës është në kohë të pacaktuar, me  një periudhë të punës provuese prej 6 muajsh.

“Inkurajojmë pjesëtarët e komunitetit jo shumicë që të aplikojnë në Konkursin e publikuar”, thuhet në konkursin e shpallur nga KRU.

Në bazë të konkursit, dokumentacioni i nevojshëm për aplikim janë diploma e përgatitjes shkollore,    kopja e letërnjoftimit, certifikata e lindjes, vërtetimi i përvojës së punës (ku është kërkuar),certifikata që nuk është  nën hetime më e re se 6 muaj.

Në bazë të njoftimit, procedura për aplikim është përmes aplikacioni merret në  kompani ose në web-faqen e kompanisë, dhe të njëjtit i bashkëngjiten  fotokopjet e dokumenteve personale dhe dokumentacioni tjetër të kërkuar sipas Konkursit dhe  dërgohen në adresën KRU „Prishtina“ sh.a. në Prishtinë, Rr. „Hazir Shala“ nr.4., në zyrën nr. 44,  më së voni deri me datën 18 janar 2021 në ora 16:00.

“Kërkesat e kandidatëve me dokumente të pakompletuara, do të refuzohen ndërsa ato që arrijnë pas afatit nuk do të merren në shqyrtim. Dokumentacioni i dorëzuar përmes postës pranohen brenda afatit prej 72 orësh pas mbylljes se konkursit. Dokumentacioni pranohet në kopje dhe nuk u kthehet kandidatëve”, thuhet në njoftim.