Ujësjellësi në Prishtinë aryetohet për ndërprerjen e ujit në 'Lagjen Mati'

Ujësjellësi Rajonal i Prishtinës ka arsyetuar ndërprerjen e ujit në Lagjen e Matit veçanarisht në zonën te rruga “B”.

Sipas tyre ndërprerja e ujit është bërë për shkak të një defekti apo një rrjedhje të ujit në disa lokale afariste në atë zonë.

“Njoftohen Konsumatoret e Lagjes Mati, vecanerisht zona te rruga B – objektet e Royal dhe te tjerat per rreth se nderpreja e ujit ne zonen tuaj ka ndodhe per shkak te nje defekti – rrjedhje uji te disa lokale afariste, konkretisht te lokali “Bufalo””, thuhet në njoftim.

Tutje Ujësjellësi thotë se problemi i rrjedhjes është brenda në objekt, por si pasojë e ekzekutimit të punimeve jashtë standardeve ku investitori nuk ka lënë asnjë valvole mbyllëse në pikat kyçëse, është dashur të ndërpritet komplet linja.

“Deri sa pronari i objektit të lejoj dhe realizoj thyerjen e shtresave ku do mundësohej ndërhyrja, zona juaj do të mbetet pa furnizim me ujë. Sqarim: Këto janë probleme që realisht nuk menaxhon kompania jonë sepse janë brenda objekteve, por perderisa humbja e ujit është e madhe, atëherë kemi ndërhyrë me ekipet tona!”, thuhet në njoftim.