Ujësjellësi i shqetësuar për vjedhjen e vazhdueshme të kapakëve të kanalizimeve

Ujësjellësi “Prishtina” sh.a përmes një komunikate e quan shqetësuese vjedhjen e kapakëve të rrjetit të kanalizmit atmosferik në një rrugë në Prishtinë.

“Shqetësuse, persona të papërgjegjëshëm vjedhin kapakë të rrjetit të kanalizmit atmosferik (16 copë) në rrugën “Qemajl Stafa” në Prishtinë,” u tha nga kompania.

Tutje nga kompania thonë se kjo dukuri në këtë rrugë po ndodh gati çdo tre ditë, duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

“Shqetësues mbetet fakti që në atë rrugë po vjedhen kapakë pothuajse çdo tre ditë. Me këtë akt të shëmtuar, personat e papërgjegjshëm rrezikojnë jetën e qytetarëve, me theks të veqantë të fëmijëve dhe të moshuarëve. Veprime të tilla janë të patolerueshme,” janë shprehur nga kompania e ujësjellësit.

Nga kompania tutje thuhet se KRU “Prishtina” sh.a ka inofmuar drejtorinë përkatëse të komunës së Prishtinës dhe se kapakët e rinj do të vendosen shumë shpejt.