Shterimi i Liqenit të Badovcit

Ujësjellësi i Prishtinës bën thirrje për ruajtjen e ujit të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë thirrje që të ruhen burimet ujore, veçanërisht ato nga të cilat furnizohemi me ujë të pijshëm.

“Të gjithë jemi përdorues të ujit të pijshëm andaj, në të njëjtën kohë jemi edhe përgjegjës për ruajtjen dhe mbrojtjen e burimeve ujore, në veçanti të liqeneve akumuluese sipërfaqësore Batllava e Badovci prej nga, të gjithë ne furnizohemi me ujë të pijshëm në banimet tona”, thuhet në një njoftim të KRU “Prishtina” në Facebook.

Më tej ata kanë thënë se këto akumulime ujore varen direkt nga reshjet atmosferike dhe po ashtu nga mbrojta e tyre prej nesh.

“T’i ruajmë burimet tona ujore!”, përfundon thirrja e KRU “Prishtina”.

Për shkak të reshjeve të pakta të shiut, niveli i liqeneve të Badovcit dhe Batllavës ka rënë shumë nën mesatare.

Njëjtë ka ndodhur edhe me liqenin e Përlepnicës në Gjilan, i cili është ‘shterur’, duke sjellë probleme të shumta për furnizim me ujë për qytetarët e Gjilanit.

VIDEO: Thatësia than Liqenin e Badovcit