Ilustrim - Dhurata për fëmijë për festat e fundvitit - Foto: Facebook

Ujësjellësi i Mitrovicës bleu 270 dhurata për stafin

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Mitrovica” ka porositur 270 dhurata në vlerë prej 3,780 euro të cilat do t’u shpërndahen stafit të punëtorëve për festat e fundvitit.

Kontratën “Furnizim me dhurata të Vitit të Ri” e ka fituar kompania “Olti &Kenza” nga Gjilani.

Ky tender është nënshkruar më 27 dhjetor 2019 dhe skadon më 6 janar 2020.

Furnizimi me dhuratat e porositura kryhet në tërësi më 30 dhjetor 2019, sipas kontratës së nënshkruar.

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Mitrovica” ka kërkuar që kjo dhuratë të përmbajë 16 artikuj, ndër to, çokollata, shkopinj me susam, biskota me fruta, chips klasik etj.

Secili prej këtyre artikujve kushtojnë 50 centë dhe 1 euro.

Përveç artikujve ushqimor janë porositur edhe 270 thasë apo qese dekoruese për dhurata. Thasët apo qeset për dhurata kushtojnë nga 50 centë secila ose 135 euro gjithsej.