Logo e NP KRU" Prishtina"

Ujësjellësi, apel qytetarëve ta paguajnë ujin

Ujësjellësi Prishtina ka ftuar qytetarët që t’i kryejnë pagesat e shërbimeve për ujë dhe kanalizim.

Kjo thirrje, sipas ujësjellësit, është për shkak që të mos grumbullohen borxhet si dhe të ruhet qëndrueshmëria e ndërmarrjes.

“Ne kërkojmë nga ju që keni mundësi, të bëni pagesa për shërbimet e ujit dhe kanalizimit për dy arsye, mos lejimin e grumbullimit të borxhit tuaj  dhe për shkak të ruajtjes së qëndrueshmërisë financiare të kompanisë që ndërlidhet me shërbimet e ofruara”, thuhet në thirrjen e tyre.

Ujësjellësi Prishtina ka njoftuar se pagesat mund të realizohen në pikat e arkëtimit, përmes Postës së Kosovës, bankave komerciale dhe institucioneve mikrofinanciare.

Në fund, ujësjellësi Prishtina ka lutur qytetarët që t’u përmbahen rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë për mbajtjen e distancës sociale dhe masat tjera mbrojtëse gjatë kryerjes së pagesave.