Ujërat e zeza vërshojnë rrugët e Pejës

Rrugët e qytetit të Pejës janë vërshuar nga ujërat e zeza.

Sipas banorëve, të cilët kanë dërguar fotografi në KALLXO.com, aroma është e tmerrshme sidomos tash kur temperaturat janë të larta.

Sipas banorëve, kompania regjionale menaxhuese është lajmëruar, por që ende s’ka marrë ndonjë veprim.