Ujësjellësi gjen një konsumator që po ia vidhte ujin fqinjes që jeton jashtë Kosovës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se gjatë inspektimit në terren ka gjetur se një banore, e cila nuk jeton në Kosovë, po i vidhej uji nga fqinji i saj.

“Në këtë fotografi shihet qartë se si një gruaje që jeton jashtë Republikës së Kosovës i vidhet uji nga një konsumator i papërgjegjshëm, në afërsi. Konsumatori e largon gypin 13 dhe e vendosë te gypi 16,” thuhet në njoftimin e Ujësjellësit.

Kompania njoftoi se do të vazhdojnë inspektimet dhe kontrollet për t’i ndalur veprimet ilegale të konsumatorëve.

“KRU “Prishtina” nuk do ndalet me inspektimet dhe kontrollimin e zonave në terren për identifikimin e këtyre papërgjegjësive publike, identifikimin e kyqjeve ilegale dhe çdo vjedhje tjetër e ujit që shkon në dëm të ndërmarrjes dhe konsumatorëve të përgjegjshëm”, thekson KUR “Prishtina”.