Arkiv - Ilustrim

Uglar, kapen 600 litra alkool të kontrabanduara nga Serbia

Një aksion i Doganës së Kosovës ka rezultuar me konfiskimin e  600 litrave alkool.

Sipas njoftimit alkooli i konfiskuar u kontrabandua nga Serbia.

“Njësit e Doganës në fshatin Uglar të komunës së Fushë Kosovës, kanë kapur rreth 600 litra pije alkoolike të cilat dyshohem që janë të kontrabanduara nga Serbia”, thuhet në njoftim.

“Gjatë patrullimeve rutinore njësit e Doganës kanë hasur në produkte që kishin origjinë nga Serbia, njësit kanë kërkuar dokumentacionin e importi gjë që personi kompetent nuk ka arritur të prezantoj. Oficerët doganor kanë ushtruar kontroll në shitore dhe depon e tij ngjitur me shitoren. Gjatë kontrollit të hapësirave te ndryshme te lokalit janë gjetur  sasi të konsiderueshme te pijeve alkoolike, njofton Dogana e Kosovës.

Krejt ky kontroll rezultoi me gjetjen e 600 litrave pije alkoolike.