Uellsi fiton ndaj Ukrainës dhe siguron biletën për në Katar

Uellsi ka fituar përballë Ukrainës (1-0) në Stadiumin e Qytetit në Cardiff për të siguruar kualifikimin në Kampionatin Botëror, ‘Katar 2022’, për herë të parë pas 64 vitesh.

Ukrainasit i parën rastet më të mira në minutat e para përmes Roman Yaremchuk e Oleksandr Karavaev, por që nuk u konkretizuan.

Në minutën e 34, Gareth Bale ekzekutoi një gjuajtje të lirë që me devijimin e Andriy Yarmolenko, topi u ndal në rrjetë.

Në fund të pjesës së parë, pati një situatë të dyshimtë penalltie pas rrëzimit të Yarmolenkos në zonë, por pas konsultimit të VAR-it, gjyqtari vendosi se nuk ishte njëmbëdhjetëmetërsh.

Të dyja skuadrat i patën rastet e tyre në fraksionin e dytë. Vendasit me anë të Aaron Ramsey, Brennan Johnson e Gareth Bale, kurse mysafirët rrezikuan përmes Viktor Tsygankov,  Roman Yaremchuk e Andriy Yarmolenko, por gola të tjerë nuk pati.

Në Kampionatin Botëror, Uellsi do të luajë për herë të parë që nga viti 1958 dhe do të jetë pjesë e Grupit B së bashku me Anglinë, Iranin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi