UEFA jep shpjegime për ndeshjen Prishtina- Lincoln

Shtëpia më e madhe e futbollit, UEFA ka dhënë shpjegimet për ndeshjen ndërmjet Prishtinës dhe Lincoln.

Vendimi i organit të Apelit në UEFA vendosi që pas rezultateve të testimeve për COVID-19, Prishtina të humbas ndeshjen në tavolinë me rezultat 3:0.

“Për të shpallur ndeshjen paraprake të raundit paraprak të UEFA-s 2020/21 të UEFA-s midis Lincoln Red Imps dhe FC Prishtina, që fillimisht ishte paraparë të luhej në 18 gusht 2020, siç është humbur nga FC Prishtina, i cili prandaj vlerësohet se ka humbur ndeshjen 3- 0 në përputhje me Shtojcën I.2.1 të Rregullores së UEFA Europa League (sezoni 2020/21)”, thuhet në njoftimin e UEFA.

Lojtarët e Prishtinës kishin dalë dy herë pozitivë në testet për COVID-19, në dy grupe të ndara.

Të plotë njoftimin e UEFA-së mund ta gjeni KËTU.

Për humbjen e ndeshjes në tavolinë njoftoi edhe klubi bardhekaltër.

Prishtina humb me rezultat zyrtar ndeshjen ndaj Lincolnit

www.kallxo.com